Të fundit

Sulmi me dron në bazën ushtarake në Jordani, rritet numri i ushtarëve amerikanë të plagosur

Numri i ushtarëve amerikanë të plagosur në një bazë ushtarake në Jordani është rritur në 30. Dy zyrtarë amerikanë thanë për CNN se numri i të lënduarve ka të ngjarë të rritet pasi ushtarët kërkojnë trajtim për simptomat që kanë të bëjnë me dëmtimin traumatik të trurit.

Sipas zyrtarëve, droni sulmues që goditi gjatë natës u ul pranë ambienteve të banimit në bazë dhe vrau tre persona. Baza që u sulmua, e quajtur Kulla 22, pranë kufirit me Sirinë. Është e paqartë pse mbrojtja ajrore nuk arriti të kapte dronin, i cili duket të jetë sulmi i parë i njohur në Kullën 22 që kur sulmet ndaj forcave amerikane dhe të koalicionit në rajon filluan më 17 tetor.

Presidenti amerikan Joe Biden shënjeshtroi gishtin drejt grupeve militante të mbështetura nga Irani dhe u zotua se autorët do të viheshin para përgjegjësisë.

Video nga Paradoks

"Po m'thojnë mos kno se po knon keq": Ramush Haradinaj ia jep këngës live - e fton Mirandën në duet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci