Të fundit

Vazhdon “diplomacia fluturuese”: Lajçak sot dhe nesër në Serbi dhe Kosovë

Emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirolsav Lajçak, do të vizitojë Kosovën të martën.

Kjo është konfirmuar nga burime të RTK-së nga Brukseli.

Lajçak pritet të takohet me përfaqësuesit e institucioneve vendore, ndonëse akoma nuk ka konfirmim nëse do mbahet një takim në mes të tij dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

Bëhet e ditur se tashmë është konfirmuar mbajtja e takimit me zëvendëskryeministrin njëkohësisht kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimin.

Lajçak sot do të qëndrojë për vizitë në Serbi. Tashmë ka konfirmim zyrtar se ai atje do takohet me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Është kjo vizita e parë e tij në Kosovë e Serbi për këtë vit.

Video nga Paradoks

"Prej jashti s'keni pa": Fisnik Ismaili flet për Shpend Ahmetin e Përparim Ramën - "Goditjet i kanë ardhë nga VV"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci