Të fundit

Gruaja në Vushtrri tenton vetëvrasje si pasojë e dhunës nga burri dhe familja e tij

Dhuna në familje, kushtet e jetesës, rrethanat ekonomike, e depresioni shpesh janë vlerësuar shkaktarë që kanë çuar drejt vetëvrasjes e tentimit për ta kryer këtë akt. Familjet janë ato që i përjetojnë jashtëzakonisht rëndë këto ngjarje, por ka raste kur edhe akuzohen për presionin që bëhet ndaj vajzave e grave.

Kështu ka ndodhur së fundmi në një familje në Vushtrri, ku një grua dyshohet se tentoi t’i jap fund jetës, te banesa ku jeton.

Viktima është dërguar në Qendrën Emergjente ku ka marrë trajtim mjekësor e më pas ka rrëfyer gjithë rastin në Polici.

Në bazë në dëshmisë së gruas, motivi dyshohet të jetë gjendja e rëndë emocionale si pasojë e dhunës psikike së ushtruar nga bashkëshorti dhe familja e tij.

Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rast dhe pritet të ndërmerren edhe veprimet e nevojshme hetimore, teksa viktimës i është lëshuar urdhër për mbrojtjen e përkohshme emergjente.

Video nga Paradoks

Nga buron vullneti i Kurtit për ta ndëshku Ali Ahmetin dhe BDI-në? – Ja si përgjigjet deputeti Hasani

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci