Të fundit

Arrestohen tre persona në Leposaviq: Iu gjetën armë, radiolidhje dhe thika

Tre persona janë arrestuar në fshatin  Dobro Bërdë, Leposaviq, për armëmbajtje pa leje.

Në raportin e policisë thuhet se tek të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar tri armë gjuetie, për të cilat të dyshuarit nuk posedonin dokumentacion të vlefshëm, tri radiolidhje dhe dy thika.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

“Fsh. Dobro Bërdë, Leposaviq   28.01.2024 – 13:30.  Janë arrestuar tre (3) të dyshuar meshkuj kosovarë pasi te të njëjtit janë gjetur dhe konfiskuar: tre (3) armë gjuetie (për të cilat të dyshuarit nuk posedonin dokumentacion të vlefshëm), 3-radiolidhje dhe 2-thika. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës.

 

Video nga Paradoks

"Po m'thojnë mos kno se po knon keq": Ramush Haradinaj ia jep këngës live - e fton Mirandën në duet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci