Të fundit

Kthejini portretet e Gjokoviqit dhe Krivokapiqit, Vuçiqin dhe Gjuriqin, jua falim juve

“Ngjarjet e fundit në veri të Kosovës më shumë se pa mëdyshje tregojnë se Kurti dëshiron të përdorë forcën e armatosur për të zgjidhur çështjen demokratike, respektimin e të drejtave njerëzore dhe kombëtare të serbëve”, pretendohet në një kumtesë të Këshillit Kombëtar Serb.

Ata kërkuan nga Kurti dhe Sveçla që “menjëherë të ndalojnë një politikë të tillë”, por edhe “të kthejnë portretet e qytetarëve të nderit të Zveçanit – Novak Gjokoviqit dhe Zoran Krivokapiqit, atje ku ishin”, transmeton Paparaci.

“Nëse nuk e bëni këtë, ne, duke respektuar procedurën, do t’i kthejmë panelet me të mëdhenjtë tanë, Novak Gjokoviqin, Zoran Krivokapiqin, …! Portretin e Vuçiqit dhe Gjuriqit po ju falim juve. Dhe me portretin e Putinit,  ju vendosni se çfarë do të bëni”, kanë pretenduar nga KKS.

Ata gjithashtu pretendojnë se deklarata e Sveçlës se simboli i vetëm i Serbisë brenda Kosovës do të jetë ambasada serbe në Prishtinë është “jo njerëzore”./Paparaci.com

Video nga Paradoks

"Po m'thojnë mos kno se po knon keq": Ramush Haradinaj ia jep këngës live - e fton Mirandën në duet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci