Të fundit

Vuçiq: Nuk më intereson se cili do të jetë rekomandimi i PE për zgjedhjet

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar të shtunën në mbrëmje se “nuk është veçanërisht i interesuar” se cili do të jetë rekomandimi dhe vendimi i Parlamentit Evropian për vlerësimin e zgjedhjeve të 17 dhjetorit në Serbi.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Vuçiqi ka thënë se rekomandimi i mëhershëm i Parlamentit Evropian për vendet që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës ishte që ata ta njohin, transmeton Paparaci.

“Ata gjithmonë do të bëjnë rekomandime kundër Serbisë, ne do t’i falënderojmë dhe do të vazhdojmë rrugën tonë. Nuk mund të shpjegoj se sa i mërzitur jam dhe sa nuk do të fle deri më 8, 9 shkurt (kur pritet vendimi i Parlamentit Evropian) apo ndonjë datë tjetër”, ka tentuar Vuçiqi të bëhet ironik.

Duke folur për opozitën, Vuçiqi ka thënë se në protestën në Beograd kanë pasur më pak njerëz sesa në Akademinë e Shën Savës në Shkup, ku ka marrë pjesë.

“Unë i kuptoj zhgënjimet kur keni kaq njerëz në protestë, ne kishim më shumë njerëz në Shkup sesa ata në Beograd”, ka thënë Vuçiq.

Ai ka pretenduar se “nuk mund ta fshehë përbuzjen dhe neverinë e tij” ndaj njerëzve “që nuk kanë çfarë t’i ofrojnë Serbisë”./Paparaci.com

Video nga Paradoks

"Po m'thojnë mos kno se po knon keq": Ramush Haradinaj ia jep këngës live - e fton Mirandën në duet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci