Të fundit

Xhaferi e pranon detyrën, bëhet kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut

Kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, e ka pranuar detyrën si shef i qeverisë teknike të hënën.

Pas pranimit të detyrës, ai u shpreh se kushtetuta dhe ligji do të jenë baza mbi të cilës ai do ta mbeshtes çdo veprim dhe vendim në qeveri.

Xhaferi gjithashtu tha se detyra primare e kësaj qeveria është parapërgatitja, organizimi dhe zbatimi i zgjedhjeve të lira, fer dhe demokratike.

“Shpreh kënaqësinë dhe përgjegjësinë për detyrën që e mora përsipër duke e përsëritur atë që kushtetuta dhe ligji do të jenë baza mbi të cilën do e mbështes çdo vendim dhe veprim që e ndërmarrim si qeveri”, u shpreh ai.

“Detyra primare e kësaj qeveria është parapërgatitja, organizimi dhe zbatimi i zgjedhjeve të lira, fer dhe demokratike të rregullta presidenciale me 24 prill dhe 8 maj dhe zgjedhjeve të rregullta parlamentare më 8 maj 2024 dhe për këtë qeveria në një procedurë të drejtpërdrejtë, transparente dhe ligjore”.

Të dielën, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut me 65 vota për e ka votuar Xhaferin për kryeministër të vendit.

Disa prej deputetëve opozitarë, si ata të partive VMRO-DPMNE, dhe të partisë së majtë kanë shprehur kundërshtime e rezerva për kryeministrin e ri.

Ato kanë akuzuar për korrupsion ndaj BDI-së dhe partive të tjera, porse në fund vetëm tri vota ishin kundër – meqë një pjesë e madhe e tyre dolën nga salla në momentin e votimit.

Në seancë nuk mori pjesë fare Lidhja Evropiane për Ndryshim – që është parti shqiptare.

Formimin e Qeverisë që e ka gjysmën e kabinetit me ministra shqiptarë e kanë mirëpritur edhe misionet diplomatike perëndimore në Shkup.

Video nga Paradoks

"Po m'thojnë mos kno se po knon keq": Ramush Haradinaj ia jep këngës live - e fton Mirandën në duet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci