Të fundit

Tifozët të tronditur, nuk do ta besoni se sa peshë ka shtuar një nga yjet e futbollit

Një nga futbollistët më në zë në botën e futbollit po përflitet për dukjen e tij fizike.

Në disa pamje të fundit, futbollisti brazilian Neymar duket krejt ndryshe nga më parë, pasi ka shtuar goxha kilogramë.

Ai ka disa muaj që pushon nga futbolli pas një dëmtimi në gju dhe gjatë kësaj kohe ka grumbulluar një numër të konsiderueshëm kilogramësh.

Duhet thënë se fundjavën e kaluar ai u shfaq edhe në festën e ditëlindjes së Romarios, legjendës së Brazilit, ku i tronditi të gjithë me pamjen e tij.

Në pamje të parë duket se Neymar ka shënuar një ‘qindësh’ dhe nuk kanë munguar as fansat që tani po e komentojnë pamjen e tij.

“Neymar stërvitet fort në kuzhinë”; “Pse Neymar po shton peshë”; “Neymar po bën gjithçka për të arritur Ronaldon”, janë vetëm disa nga komentet në rrjetet sociale.

Edhe në kohën kur luante për PSG-në, në seancat stërvitore shfaqej me disa kilogramë më tepër, por për një sportist serioz, kjo i ka kaluar të gjitha kufijtë. Një gjë është e sigurt, pronarëve të Al Hilal-it definitivisht nuk do t’u pëlqejë kjo.

Ju kujtojmë se braziliani i ka këputur ligamentet në vjeshtën e vitit të kaluar dhe besohet se pushimi i tij do të zgjatë edhe disa muaj të tjerë.

Video nga Paradoks

"Prej jashti s'keni pa": Fisnik Ismaili flet për Shpend Ahmetin e Përparim Ramën - "Goditjet i kanë ardhë nga VV"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci