Valon Pestreshi, ish-kryetar i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, ka njoftuar përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook se ka zhvilluar një takim me ministrin e bujqësisë Faton Peci.
Të pranishëm në këtë takim kanë qenë edhe përfaqësuesit e Lidhjes së Bizneseve të Kosovës.
Pestreshi ka bërë të ditur se në këtë takim është diskutuar ishte plotësim ndryshimi i Ligjit për investime strategjike i cili ka nevojë të azhurnohet dhe të bëhet konkurrent me shtetet në regjion.
“Së bashku me kolegët nga Lidhja e Bizneseve të Kosovës, takuam Ministrin e bujqësisë Faton Peci me të cilin diskutuam tema me interes publik. Një çështje që u diskutua ishte plotësim ndryshimi i Ligjit për investime strategjike i cili ka nevojë të azhurnohet dhe të bëhet konkurrent me shtetet në regjion”, ka shkruar Pestreshi.