Të fundit

O’Brien: Serbia t’i mbajë përgjegjës sulmuesit e Banjskës

I dërguari special i SHBA-së, për Ballkanin, James O’Brien, po thotë se shteti i Serbisë, duhet t’i mbajë përgjegjës të përfshirët e sulmit të Banjskës në Kosovë.

Këto komente, O’Brien i dha përmes platformës X, ndërsa shton se dialogu i lehtësuar nga BE, ka mbështetje të fortë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndaj dhe mirëpret vizitat e Lajçakut në Prishtinë e Beograd.

”Mirëpres vizitat e Miroslav Lajçakut tek Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq. Mbështetje e fortë e SHBA-së, për dialogun e lehtësua nga BE. E nevojshme zbatimi i plotë i marrëveshjeve duke përfshirë AKS. Zgjedhjet e reja lokale në veri të Kosovës duhet të ecin përpara, koordinim para zbatimit të rregulloreve të reja të monedhave. Republika e Serbisë duhet të mbajë përgjegjës ata që janë përfshirë në sulmin e Banjskës”.

 

Video nga Paradoks

"Prej jashti s'keni pa": Fisnik Ismaili flet për Shpend Ahmetin e Përparim Ramën - "Goditjet i kanë ardhë nga VV"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci