Të fundit

Kurti viziton IPK-në

Kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së, Kushtrim Hodaj priti sot në takim Kryeministrin e Republikës së Kosovës Albin Kurti, së bashku me Ministrin e Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla.

Gjatë këtij takimi Hodaj e informoi Kryeministrin Kurti për punën dhe të arriturat e Inspektoratit Policor të Kosovës.

Temë e diskutimit ishin edhe trajtimi i ankesave të qytetarëve, inspektimet si dhe angazhimet tjera të IPK-së drejt fuqizimit të integritetit policor.

Në fund të takimit Kryeshefi Hodaj e falënderoi Kryeministrin Kurti për vizitën dhe përkrahjen e vazhdueshme që Qeveria ka dhënë në zbatimin e mandateve ligjore të IPK-së si një mekanizëm i rëndësishëm i sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.

Kjo ishte vizita e parë e Kryeministrit Kurti në IPK i cili falënderoi zyrtarët për pritjen duke shprehur mbështetjen e Qeverisë për fuqizimin e rolit të Inspektoratit Policor si mekanizëm i kontrollit dhe mbikëqyrjes së policisë.

Video nga Paradoks

Pamje ekskluzive nga ngjarja e mbrëmshme në mes të “Sekiraqve” dhe “Capave”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci