Emisari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak tha se ka pasur një diskutim, siç e ka quajtur ai, të thellë, me kryenegociatorin e Serbisë në dialog, Petar Petkoviq.
Përmes një postimi në X, Lajçak ka shkruar se në takim u fol edhe për një takim të ardhshëm në mes të kryenegociatorëve në Bruksel.
“Pati një diskutim të thellë me kryenegociatorin e Serbisë, Petar Petkoviq rreth një sërë dosjesh konkrete të Dialogut. Ne folëm edhe për perspektivat e një takimi të ardhshëm të kryenegociatorëve në Bruksel”, shkroi Lajçak në “X”.
Lajçak sot u takua edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Beograd, ndërsa nesër do të vijë në Kosovë.
Had an in-depth discussion with Serbia’s Chief negotiator @PetkovicPetar about a range of concrete Dialogue files. We also spoke about the prospects for a next Chief negotiators meeting in Brussels. pic.twitter.com/Efk95kV2NU
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) January 29, 2024