Dinamikat e ngjarjeve brenda shtëpisë së ‘Big Brother Vip Albania 3′ nuk kanë të ndalur. Ajo çfarë vihet më shumë re, dhe do të mbahet mend me siguri për këtë edicion është komunikimi i dobët që konkurrentët kanë për dhe me njeri-tjetrin.
Gjatë një bisede të zhvilluar mbrëmjen e sotme në oborrin e shtëpisë, Ilnisa së Bashku me Albin kanë komentuar rreth Eglës dhe sjelljes së saj.
‘Kush është Egla njëher? Është një banore si gjithë ne të tjerët. Na tregoka Egla, po na boka zysh Egla ne! I ka hapur vonë librat ajo’- u shpreh Ilnisa.
Ndërkohë, përballë saj ndodhej Albi që i’a kthen: ‘Më pëlqen marrëdhënia juaj! Duket si luftë titanësh’, e ndërsa Ilnisa e mbyll me kaq:’ Po të lutem tani, se e njohim shumë mirë Eglën në rrethin tonë. Të lutem!’