Të fundit

Izraeli mohon arritjen e marrëveshjes së shkëmbimit të të burgosurve

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka mohuar raportet për arritjen e një marrëveshjeje të shkëmbimit të të burgosurve me grupin palestinez Hamas.

Më herët, mediat izraelite raportuan se ishte arritur një marrëveshje për një armëpushim të përkohshëm midis Izraelit dhe Hamasit.

“Raportet për një marrëveshje nuk janë të sakta dhe përfshijnë kushte që nuk janë të pranueshme për Izraelin. Ne vazhdojmë deri në fitoren totale”, tha zyra e kryeministrit Netanyahu.

Transmetuesi izraelit ‘Channel 13’ raportoi se Tel Avivi ra dakord për një marrëveshje humanitare që përfshin lirimin e grave dhe të moshuarve, si dhe të plagosurve të mbajtur nga Hamasi, por nuk pëfshin ushtarë ose të rinj të mbajtur nga grupi.

Izraeli, thuhet në raport, në këmbim do të lirojë qindra të burgosur palestinezë nga burgjet izraelite, përfshirë ata të dënuar për vrasjen e izraelitëve.

Sipas transmetuesit, Izraeli do të ndalojë luftimet deri në dy muaj ose më shumë, por pa një angazhim për t’i dhënë fund luftës.

Katari gjithashtu përmendi përparimin në bisedimet për një armëpushim në Rripin e Gazës.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby, gjithashtu i përshkroi bisedimet në vazhdim si “konstruktive”. Ai pohoi se derisa është bërë përparim, nuk ka një “marrëveshje që është në tryezë dhe e gatshme për t’u shpallur”.

Besohet se Hamasi mban 136 pengje izraelite pas sulmit ndërkufitar më 7 tetor. Izraeli nisi një ofensivë vdekjeprurëse në Rripin e Gazës që nga 7 tetori, duke vrarë të paktën 26.637 palestinezë dhe duke plagosur 65.387 të tjerë.

Sipas OKB-së, ofensiva izraelite ka shkaktuar zhvendosjen e brendshme të 85 për qind të popullsisë së Gazës në mes të mungesës akute të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve, ndërkohë që 60 për qind e infrastrukturës së enklavës është dëmtuar ose shkatërruar.

Video nga Paradoks

"Po m'thojnë mos kno se po knon keq": Ramush Haradinaj ia jep këngës live - e fton Mirandën në duet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci