Të fundit

Shqiptari vret gruan dhe rrëmben vajzën në ShBA, ja si ndodhi ngjarja e rëndë

Një ngjare e rëndë ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku një shqiptar ka vrarë me armë zjarri gruan e tij, ndërsa ka rrëmbyer vajzën.

Sipas mediave amerikane bëhet fjalë për shtetin Renato Muhaj 34 vjeç, i cili vrau gruan Suela Saliaj, ndërsa policia shpëtoi vajzën 8-vjeçare e cila ishte rrëmbyer. May be an image of 1 person and text

Sipas mediave amerikane ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 2:44 të mëngjesit të së hënës, kur policia e Clearwater mori njoftimin.

Policia thotë se Muhaj i ka goditur të dy prindërit e tij dhe ua ka marrë celularët në mënyrë që ata të mos telefonojnë 911. Të dy prindërit janë trajtuar në spitalin Morton Plant pas incidentit.

Si u zbulua banesa?

Policia thotë se një biletë parkimi që Renato Muhaj mori në Pinellas County në shtator 2022, shënonte një apartament  si adresën e shtëpisë së tij, tregojnë të dhënat.

Policia shkoi pikërisht në këtë adresë, ku aty konstatoi edhe shenjat e një krimit.

Kur kanë hyrë në banesë, oficerët kanë gjetur të vdekur gruan e tij Suela Saliaj, por nuk kanë gjetur dot vajzën Alesinë. Kjo shkaktoi një alarm që u lëshua rreth orës 7 të mëngjesit. Alarmi tha se Alessia dhe Muhaj mund të kenë qenë duke udhëtuar me një Kia Sportage 2017 me targa të Floridës EJIJ99.

Video nga Paradoks

"Po m'thojnë mos kno se po knon keq": Ramush Haradinaj ia jep këngës live - e fton Mirandën në duet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci