E përditshmja spanjolle “AS” ka raportuar se mesfushori kroat, Luka Modriq i ka prishur raportet e tij me drejtuesit e skuadrës madrilene dhe trajnerin Carlo Ancelottin, teksa pritet largimi i tij nga “Bernabeu”.
Sipas të përditshmes spanjolle, Modriq është nervozuar me mos reagimin e drejtuesve të klubit duke parë situatën e tij me trajnerin Ancelotti.
Mesfushori kroat ishte zëvendësues në 17 ndeshje nga 32 gjithsej sa ka zhvilluar skuadra e Real Madridit këtë vit. Kjo është hera e parë që ai vihet në një situatë të tillë dhe ky veprim i trajnerit italian e ka zhgënjyer atë.
Kapiteni i kombëtares kroate mund të largohet nga gjiganti spanjoll Real Madrid në ditët e fundit të afatit kalimtar të janarit.
Sauditët janë shumë të interesuar për shërbimet e tij, ndaj Luka shumë shpejt mund të kalojë në Al Hilal, i cili tashmë ka sjellë një seri të tërë yjesh.