Të fundit

Zyrtarja e Parlamentit Evropian: Ndërmjetësuesit anojnë kah Serbia në dialog

Asistentja e Parlamentit Evropian, Federica Woelk, përmes një postimi në platformën X, është shprehur e pakënaqur me qasjen e ndërmjetësuesve në dialogun Kosovë – Serbi.

Në postimin e saj, Woelk është shprehur se kur Kosova po kërkon përfshirjen e çështjes së krimeve të luftës në kornizën e dialogut, përgjigjja është jo dhe kjo qasje me standard të dyfishtë është problem.

“Kur Kosova kërkon përfshirjen e çështjes së krimeve të luftës në kornizën e dialogut, përgjigja është jo. Kjo qasje me standard të dyfishtë është problem, Kjo nuk është sikur qëndrimet tjera të politikës së jashtme të BE-së. Paragjykimi në këtë rast është konkret dhe i qartë, ndërmjetësuesit janë totalisht të anshëm kah Serbia dhe kështu nuk ka një mundësi të vërtetë për dialog”, është shprehur ajo.

Tutje, ekspertja për Ballkanin në PE ka shquar se politika evropiane ndaj Kosovës është thellë e padrejtë dhe absolutisht e pabazuar në ndonjëfarë lloj fakti.

“Kjo mund të shihet veçanërisht nga vendimi për të ndërhyrë kundër Kushtetutës së Kosovës për dinarin”, ka shtuar ajo.

Postimin e saj për këtë çështje, Woelk e ka bërë në ditën që në Prishtinë po qëndron i dërguari evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, i cili pritet të takohet me presidenten e vendit Vjosa Osmani, dhe me kryeministrin Albin Kurti.

Video nga Paradoks

Pamje ekskluzive nga ngjarja e mbrëmshme në mes të “Sekiraqve” dhe “Capave”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci