Të fundit

Hoti do të udhëtojë drejt ShBA-së për Forumin e Sigurisë dhe Lutjet e Mëngjesit

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se këtë të martë do të udhëtojë drejtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai ka treguar se atje do të marrë pjesë në dy aktivitete; Forumin e Sigurisë dhe Lutjet e Mëngjesit. Në Forumin e Sigurisë, temë për sivjet do të jetë “Ndikimi negativ kinez dhe rus në Ballkan”.

“Forumi është mundësi e mirë për prezantim të Kosovës si vend që kontribuon në sigurinë rajonale dhe renditet krah aleatëve euro-atlantik në përballje me sfidat e sigurisë në Ballkan”, ka shkruar Hoti.

Tutje ai ka thënë se ’Lutjet e Mëngjesit’ në Kongresin Amerikan janë tradicionale, ku marrin pjesë zyrtarë nga shumë vende të botës, me qëllim ndërtimin dhe fuqizimin e miqësive mes përfaqësuesve të qytetarëve nga vende të ndryshme për të mirën e përbashkët.

Hoti ka treguat se krahas këtyre aktiviteteve, do të takohet me zyrtarë amerikanë për të diskutuar çështjet dhe zhvillimet aktuale që lidhen me Kosovën.

Video nga Paradoks

PARADOKS: Xhevahire Izmaku, jeta mes luftërash, gazetaria në kohë - politika

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci