Të fundit

Talat Xhaferi bën takimin e parë ndërkombëtar si kryeministër

Kryeministri i ri në Maqedoninë e veriut, Talat Xhaferi sot është takuar me Ambasadorin e BE-së, Dejvid Gir.

Ky është takimi i tij i parë ndërkombëtar, pas marrjes së detyrës së kryeminister i Maqedonisë së Veriut.

Përmes një postimi në Facebook, Xhaferi ka thënë se ky takim është mesazh i qartë për përkushtimin ndaj agjendës evropiane dhe rezultat i mbështetjes parimore të rrugës euro integruese.

“Takimi zyrtar i parë ndërkombëtar si Kryeministër me Ambasadorin e BE-së, Dejvid Gir. Takimi është mesazh i qartë për përkushtimin tonë ndaj agjendës evropiane dhe rezultat i mbështetjes parimore të rrugës sonë euro integruese nga Zyra e BE-së në Shkup”, ka shkruar Xhaferi në Facebook.

Video nga Paradoks

"Prej jashti s'keni pa": Fisnik Ismaili flet për Shpend Ahmetin e Përparim Ramën - "Goditjet i kanë ardhë nga VV"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci