Të fundit

Pas largimit të Klopp, e ardhmja e Van Dijk në dyshime

Qendërmbrojtësi holandez Virgil van Dijk ka hezituar të flas me siguri të plotë rreth të ardhmes së tij afatgjate në Liverpool.

Ai ka thënë kjo është një pyetje së cilës nuk mund t’i përgjigjet sepse as vet nuk e dij se çfarë do të ndodh.

“Të jesh pjesë e epokës së ardhshme këtu në Liverpool? Kjo është një pyetje e vështirë tani. Epo, të them të drejtën nuk e di. Kontrata ime skadon pas 18 muajve, por vërtetë nuk e di, është në duar të klubit”, ka thënë van Dijk.

Ai ka shtuar se ikja e Jurgen Klopp në fund të sezonit do të bëjë që shumë gjëra të ndryshojnë në “Anfield Road”.

“Duhet zëvendësuar trajner, stafi po largohet, ka shumë gjëra që do të ndryshojnë. Kështu që klubi ka një punë të madhe në duart e tij dhe unë jam shumë kurioz se në cilin drejtim do të shkojë Liverpooli dhe për të gjithë ne të përfshirë. Por kur koha të vij, atëherë do të shohim situatën tonë. Nuk mund të them shumë për këtë, presim dhe shohim”, ka shtuar holandezi.

“Shpresojmë që ne të kemi suksesin për të cilin të gjithë ëndërrojmë dhe luftojmë çdo ditë dhe ndoshta do të ketë më shumë sqarime për atë që klubi dëshiron për të ardhmen”, tha në fund ai.

Video nga Paradoks

Bajrami për tenderët njëburimorë: Hajni, nuk di si ta quaj ndryshe

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci