Të fundit

Tërheqja e avokatëve të Thaçit, Ministria e Drejtësisë: Ne e paguajmë vetëm një avokat të tij

Ministria e Drejtësisë ka thënë se qeveria e paguan vetëm një avokat mbrojtës së Hashim Thaçit, bazuar në Udhëzimin Administrativ për Mbrojtjen Juridike të Personave të Akuzuar Potencial të Gjykatës Speciale.

Në një njoftim për media të martën, Ministria tha se realizon pagesa vetëm për avokatët me të cilët ka marrëveshje, bazuar në ligjet në fuqi.

Avokati me të cilin ka marrëveshje Ministria e Drejtësisë për mbrojtjen e ish-presidentit Thaçi në Hagë, është Luka Misetiq.

Ministria tha se vetëm në vitin 2023 ka kryer pagesa në vlerë rreth 1.3 milionë euro për Misetiqin.

“Për vitin 2020, është realizuar pagesë prej 83,107.41 Euro, për vitin 2021 është realizuar pagesë prej 1,114,901.00 Euro, për vitin 2022 pagesa është realizuar në shumën prej 996,600.00 Euro, dhe për vitin 2023 – është realizuar pagesë në shumën prej 1,371,800.00 Euro”, ka thënë MD-ja. “Për të gjitha vitet, shuma e pagesës për mbrojtjen e z. Hashim Thaçi, është 3,566,401.41 Euro”.

Të martën, avokatët Gregory Kehoe, Joe Reeder, “Greenberg Legal Associates” dhe anëtarët e kësaj kompanie, kanë kërkuar të tërhiqen nga mbrojtja e Hashim Thaçit në rastin e tij në Gjykatën Speciale.

Si shkak në kërkesë është përmendur moskryerja e obligimeve ndaj tyre.

“Z.Thaçi nuk ka përmbushur detyrimin ndaj Gregory Kehoe, Joe Reeder, Associates Greenbuerg Legal dhe anëtarëve të ekipit mbështetës dhe z.Thaçit i është dhënë një paralajmërim i arsyeshëm se do të kërkonin përfundimi nëse nuk u është përmbushur detyrimi”, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara.

Video nga Paradoks

Bajrami për tenderët njëburimorë: Hajni, nuk di si ta quaj ndryshe

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci