Të fundit

Çmimi i lartë rrezik për Brojën, Chelsea refuzon ofertën e dytë për sulmuesin shqiptar

Pas raportimeve për një refuzim të ofertës nga skuadra e Fulhamit për shërbimet e Armando Brojës, Chelsea thuhet se ka refuzuar edhe ofertën e Wolves.

Sipas gazetarit sportiv Fabrizio Romano, Wolves e kanë kërkuar Brojën në formë huazimi, por “Blues” s’e kanë ndërmend t’i vazhdojnë negociatat në kushtet aktuale.

The Sun kishte raportuar mbrëmë se Chelsea ka refuzuar edhe ofertën e Fulhamit për shërbimet e sulmuesit shqiptar.

Broja momentalisht është njëri prej futbollistëve më të kërkuar shqiptarë në afatin kalimtar të janarit.

Ai nuk ka arritur të bindë me kualitetet e tij në Chelsea, prandaj “Blues” po planifikojnë ta shesin atë në fund të këtij afati.

Sipas raportimeve nga “The Telegraph”, Chelsea mendon se Broja vlen afërsisht prej 50 deri në 60 milionë euro.

Shuma e lartë që po kërkojnë londinezët pritet të jetë problem për Brojën, për shkak se klubet angleze deri më tani nuk kanë ofruar mbi 20 milionë euro për të.

Klubi nga “Stamford Bridge” po planifikon ta shesë përfundimisht kartonin e ish-futbollistit të Southamptonit.

Brojën e pëlqejnë edhe në Itali, por do të jetë e vështirë të realizohet transferimi kur s’ka mbetur shumë kohë deri tek mbyllja e afatit kalimtar të janarit.

Video nga Paradoks

PARADOKS: Xhevahire Izmaku, jeta mes luftërash, gazetaria në kohë - politika

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci