Të fundit

Mbi 35 vite burgim ndaj katër të akuzuarve për terrorizëm

Me mbi 35 vite burgim janë dënuar katër të arrestuarit për terrorizëm: Ardijan Gjuraj, Ergim Syla, Nehrudin Skenderi dhe Mentor Bellaqa.

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, ka shpallur sot aktgjykimin dënues ndaj katër të akuzuarve.

Në total ata janë dënuar me burgim me mbi 35 vite. Ardian Gjuraj është dënuar me 9 vite burgim. Mentor Bellaqa është dënuar me 6 vjet e 6 muaj. Nehrudin Skenderi me 8 vjet e 6 muaj dhe 5000 euro dhe Ergim Syla është dënuar me 6 vite e 6 muaj burg.

Sipas aktakuzës të Prokurorisë Speciale, të akuzuarit kishin bërë përpjekje për të bërë një strukturë organizative për kryerjen e akteve terroriste në Kosovë, periudha kohore mars 2021 deri më 10 tetor të vitit 2021.

Video nga Paradoks

"Prej jashti s'keni pa": Fisnik Ismaili flet për Shpend Ahmetin e Përparim Ramën - "Goditjet i kanë ardhë nga VV"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci