Të fundit

Ministri Maqedonci viziton Komandën e Forcave Speciale të Turqisë

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka vizituar Komandën e Forcave Speciale Turke, ku u prit në takim nga Komandanti i Forcave Speciale, gjeneral Ömer Ertuğrul Erbakan.

Në llogarinë e tij në Facebook, Maqedonci ka thënë se një kohë kur bota po përballet me kërcënime të natyrës hibride, njësitë jokonvencionale si Forcat Speciale përbëjnë kapacitet të rëndësishëm.

“Gjatë takimit me komandant Erbakan diskutuam rreth programeve trajnuese të Forcave Speciale Turke që mund të ndjekin ushtarakët e Forcës Speciale të FSK-së. Komandantin e falenderova për mbështetjen e deritanishme, ndërsa u dakorduam për të vazhduar bashkëpunimin me qëllim avancimin e kapaciteteve profesionale të FSK-së”, është shprehur Maqedonci.

Video nga Paradoks

Nga buron vullneti i Kurtit për ta ndëshku Ali Ahmetin dhe BDI-në? – Ja si përgjigjet deputeti Hasani

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci