Këshilli Prokurorial i Kosovës, këtë të marte, ka zgjedhur prokurorin Ardian Hajdaraj, kryesues të ri të këtij këshilli.
Me 9 vota për dhe asnjë kundër, Hajdaraj është zgjedhur kryesues i ri i Këshillit Prokurorial, duke zëvendësuar kështu në këtë pozitë prokurorin Jetish Malokun.
Në garë për këtë pozitë kanë qenë edhe anëtarët Jehona Grantolli dhe Veton Shabani.
Por, që të dy janë tërhequr nga kandidimi.
Këshilli Prokurorial i Kosovës në takimin e 241-të të mbajtur gjithashtu ka zgjedhur prokuroren Jehona Grantolli zëvendëskryesuese të këtij Këshilli.
Për pozitën e zëvendëskryesuesit kanë aplikuar Jehona Grantolli dhe Arian Gashi.
Ardian Hajdaraj është Prokuror në Prokurorinë Themelore të Pejës.
Nga viti 2021 pozitën e kryesuesit të Këshillit Prokurorial e ka mbajtur Jetish Maloku.