Të fundit

Publikimi i shpenzimeve të avokatëve të Thaçit, Behramaj: Pse s’po i publikoni shpenzimet e Prindon Sadriut

Adil Behramaj, ish-këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka reaguar ndaj vendimit të Ministrisë së Drejtësisë për të publikuar shpenzimet e avokatëve të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Ai ka bërë me dije se të dhënat e publikuar do të duhej të ishin informacione të klasifikuara për shkak të rëndësisë shtetërore.

Në profilin e tij në “Facebook”, Behramaj ka shkruar se me vendim të kryeministrit Albin Kurti është ulur edhe niveli i klasifikimit të këtij dokumentacioni.

“Me sa nguti dhe “transparencë” i publikon ministria e Albulena Haxhiut shpenzimet e avokatëve për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, të cilat do të duhej të ishin informacione të klasifikuara për shkak të rëndësisë shtetërore. Që të mund t’i përdorin dhe përmendin kështu, këta edhe aktet nënligjore i kanë ndryshuar për t’i publikuar shpenzimet individuale dhe jo shpenzimet në total, siç kanë qenë më herët. Po ashtu, me vendim të kryeministrit Kurti është ulur edhe niveli i klasifikimit”, ka shkruar ai.

Ai ka kërkuar nga pushteti aktual që t`i publikon edhe shpenzimet e Prindon Sadriut, të cilat po i mbahen fshehur.

“Ndërsa, shpenzimet e Prindon Sadriut, bashkëshortit të presidentes Osmani, i mbajnë fshehur edhe pas vendimit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi, e cila i gjobit dhe sërish nuk i bëjnë publike. Ata që janë në Hagë, familjet e tyre, familjet që sakrifikuan për këtë vend, do ta kalojnë edhe këtë sfidë. Por, shumë shpejt, disa do të mbesin përjetësisht të turpëruar!”, ka shkruar Behramaj.

Video nga Paradoks

Projekt super i veçantë: Prezantohet Marigona Sun, lagjja më luksoze në Kosovë…

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci