Të fundit

​Edhe një ditë afat për aplikim për subvencionim të pajisjeve efiçiente

Ministria e Ekonomisë ka njoftuar se ka mbetur edhe një ditë për ndërmarrjet mikro, të vogla e të mesme që të aplikojnë për subvencion të pajisjeve efiçiente.

Në njoftim thuhet se aplikimi për subvencionim është ndarë në dy (2) faza dhe në të dy fazat aplikimi bëhet online përmes platformës e-Kosova. Afati i fazës së parë mbyllet në nesër (31 janar 2024) në orën 23:59.

Njoftimi i plotë:

Edhe një ditë ka mbetur për ndërmarrjet mikro, të vogla e të mesme që të aplikojnë për subvencion të pajisjeve efiçiente

Nesër përfundon afati i fazës së parë për aplikimit për subvencionim të pajisjeve efiçiente për ngrohje për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM).

Aplikimi për subvencionim është ndarë në dy (2) faza dhe në të dy fazat aplikimi bëhet online përmes platformës e-Kosova. Afati i fazës së parë mbyllet në nesër (31 janar 2024) në orën 23:59.

Për aplikim në fazën e parë duhet të posedoni llogari individuale apo të biznesit përmes së cilës platforma e-Kosova do t’i identifikojë bizneset në të cilat jeni pronar apo përfaqësues i autorizuar dhe aplikimi mund të bëhet nga aksionari/ët apo personi i autorizuar nga kompania.

Nëse aplikimi juaj është i suksesshëm, ju do të njoftoheni menjëherë që jeni kualifikuar për këtë fazë në e-mail adresën e juaj dhe mund të vazhdoni me blerjen e pajisjes që keni përzgjedhur konform kritereve teknike të specifikuara në thirrje. Linkun për aplikim në fazën e dytë do ta pranoni në email adresën me të cilën e keni hapur llogarinë e juaj në e-Kosova.

Afati i fundit për fazën e dytë është deri më datën 1 mars 2024.

Në thirrjen për subvencionim përfshihen pompa termike, kondicioner/ klimë efiçiente (pompë termike ajër-ajër të tipit inverter me efiçiencë të lartë), kaldaja me biomasë (dru, pelet, briket) dhe stufa individuale me biomasë.

Pompa termike subvencionohet me 20% të vlerës investive dhe deri në 2,000€,

Kondicioneri/ klima efiçiente subvencionohet me 20% të vlerës investive dhe deri në 1,000€,

Kaldaja me biomasë (dru, pelet, briket) subvencionohet me 40% të vlerës investive dhe deri në 2,000€,

Stufa individuale me biomasë subvencionohet me 40% të vlerës investive dhe deri në 500€.

Ndërsa ndërmarrjet në pronësi apo bashkëpronësi të grave nga 51% e tutje, subvencionohen me 5% më shumë.

Ftojmë të gjitha ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme të aplikojnë për subvencionim të pajisjeve efiçiente.

Video nga Paradoks

Intervistë ekskluzive: Valdet Zekaj rrëfen në detaje ngjarjen e Kumanovës

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci