Të fundit

Osmani takon ambasadorin gjerman, i kërkon mbështetje për anëtarësim në KE

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde.

Sipas njoftimit të Presidencës së Kosovës, në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, si dhe për mundësitë e thellimit tutje të bashkëpunimit Kosovë-Gjermani.

“Në këtë drejtim, Presidentja Osmani dhe ambasadori Rohde biseduan për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, me ç’rast Presidentja Osmani potencoi rëndësinë e veçantë që ky proces të përmbyllet me sukses. Tutje, në takim u diskutua për një sërë nismash e projektesh të interesit të përbashkët, gjersa Presidentja Osmani foli edhe për edicionin e dytë të Forumit ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë si një platformë për ta avancuar bashkëpunimin bilateral në drejtim të përmbushjes së kësaj agjende”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Video nga Paradoks

Intervistë ekskluzive: Valdet Zekaj rrëfen në detaje ngjarjen e Kumanovës

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci