Ditën e sotme produksioni i ‘BBV3’ ka vendosur një projekt muzikor të Olsi Bylykut, konkurrent i shtëpisë më të ndjekur.
Bëhet fjalë për këngën që ai ka realizuar me ish-të dashurën e tij Egli Tako.
Të gjithë banorët janë ngritur në këmbë dhe kanë shkuar afër Olsit duke kërcyer nën ritmet e këngës, sakaq Erjola e ka ngacmuar pak si tepër aktorin për të parë sesi reagon ai.
Duke i’u afruar shumë pranë ajo i afroi dorën Olsit që të ndjente parfumin të cilin i’a ka bërë dhuratë vetë Egli.
“Ky parfumi që po hedh ma ka dhënë Egli si aromë”-i ka thënë ajo, ndërsa Olsi duke qeshur ia ktheu “super”.
Ai vazhdoi të këndonte dhe kërcente nën ritmin e këngës së tyre.