Pas fitimit të çmimit “Prishtina Qytet Evropian i Sportit 2024”, drejtori i Sportit në Komunën e Prishtinës, Granit Rugova njofton se është bërë anëtar i ACES Europe, në kuadër të Parlamentit Evropian në Bruksel.
Rugova thekson se ky angazhim erdhi si një mundësi fantastike për të dhënë kontributin e tij, duke shfrytëzuar njohuritë dhe përvojën që ka për të ndihmuar në arritjen e qëllimeve të Aces Europe.
“Falënderoj sinqerisht të gjithë ata që më kanë mbështetur dhe besuar, veçanërisht Presidentin z. Gian Francesco Lupattelli, Sekretarin e Përgjithshëm z. Hugo Alonso, Nënkryetarin z. Vincenzo Lupattelli dhe anëtarin e Aces Europe z. Berislav Čižmek.
Mezi pres të punoj në ndërtimin e marrëdhënieve të forta ndërkombëtare dhe të kontribuoj në zhvillimin e sportit në kuadër të këtij roli të rëndësishëm.
Prishtina, Qytet Evropian i SPORTIT”, shkruan Rugova.