Të fundit

Santiana flet për raportin e saj me të dashurin pas daljes nga Big Brother Vip Kosova

Santiana Maloku ishte banorja që u largua të premten e kaluar nga “Big Brother Vip Kosova 2”.

E ftuar në një intervistë në Klan Kosova, ajo ka folur më tepër rreth eksperiencës së saj në shtëpi, lojës së saj brenda dhe jetës private pas daljes nga shtëpia.

Marrëdhënia që Santiana ka pasur jashtë shtëpisë ka qenë një ndër temat më të diskutuara në rrjet gjatë kohës kur ajo ka qenë brenda.

“Shumë mirë. Unë u gëzova shumë kur e pashë. E kam parë edhe më herët normal kur ishte në Big Brother. Mirë, shyqyr mire”.

Ajo shtoi se nuk i ka rënë kohë as të dalë, pasi të gjithë kohën do ta kalojë pranë tij.“Gjithë kohën jam me të, nuk më ka rënë me dalë. Vetëm kur jam nëpër studio”.

Kujtojmë, se partneri i saj hyri edhe brenda shtëpisë për ta vizituar, por pa shfaqur fytyrën. Ajo ka qenë një ndër banoret më të përfolura në shtëpi për shkak të marrëdhënies së afërt me Ylli Dervishin, por përsëri e cilëson si një eksperiencë të paharrueshme.

Video nga Paradoks

PARADOKS: Xhevahire Izmaku, jeta mes luftërash, gazetaria në kohë - politika

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci