Të fundit

Kapen mbi 800 shishe birra në Gjilan, dyshohet se erdhën ilegalisht nga Serbia

Policia e Kosovës në kuadër të luftës për parandalim të veprave të kundërligjshme, e në veçanti kontrabandës, gjatë të martës ka parandaluar tri raste të këtij lloji.

Tri rastet janë hasur në Komunën e Gjilanit, ku janë ndaluar veturat me targa të Serbisë. Aty janë kapur mbi 800 shishe me birra të cilat nuk kanë pasur dokumentacion përcjellës mbi transportin dhe prejardhjen e tyre.

Dyshohet që birrat janë sjell rrugëve ilegale nga Serbia duke iu shmangur kontrollit doganor.

Njoftimi i plotë i policisë:

Rasti 1: Njësia e Task Forcës – DRK Lindja, sot më 30.01.2024, rreth orës 16:35,  në kuadër të luftës për parandalim dhe luftim të veprave të kundërligjshme, e në veçanti kontrabandës, në hyrje të fshatit Pogragjë të Gjilanit, ka ndalur për kontroll automjetin Passat me targa të Serbisë, i cili drejtohej nga i dyshuari S.B., (viti i lindjes 1994, mashkull serb kosovar). Në veturë ka qenë edhe një pasagjer tjetër. Gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur dhe janë sekuestruar një sasi prej 287 copë shishe me nga 0.5 litra birra, për të cilat i dyshuari nuk kishte poseduar dokumentacion përcjellës mbi transportin dhe prejardhjen e tyre. Dyshohet që birrat janë sjell përmes rrugëve ilegale nga Serbia duke iu shmangur kontrollit doganor.

Rasti 2: Njësia e Task Forcës – DRK Lindja, sot më 30.01.2024 rreth orës 16:35,   në hyrje të fshatit Pogragjë të Gjilanit ka ndalur për kontroll automjetin Audi me targa të Serbisë drejtuar nga i dyshuari M.S., (viti I lindjes 1993, mashkull serb kosovar).  Gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur dhe janë sekuestruar një sasi prej 297 copë shishe me nga 0.5 litra birra për të cilat i dyshuari nuk posedonte dokumentacion përcjellës mbi transportin dhe prejardhjen e tyre dhe dyshohet që birrat janë sjell rrugëve ilegale nga Serbia duke iu shmangur kontrollit doganor.

Rasti 3: Njësia e Task Forcës – DRK Lindja, sot më 30.01.2024 rreth orës 16:35, në hyrje të fshatit Pogragjë të Gjilanit ka ndalur për kontroll automjetin e markës Mercedes, me targa të Serbisë, drejtuar nga i dyshuari S.D., (viti i lindjes 1994, mashkull serb kosovar). Gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur dhe janë sekuestruar një sasi prej 300 copë shishe me nga 0.5 litra birra të cilat i dyshuari nuk kishte dokumentacion përcjellës mbi transportin dhe prejardhjen e tyre dhe dyshohet që birrat janë sjell rrugëve ilegale nga Serbia duke iu shmangur kontrollit doganor.

Lidhur me rastet është njoftuar prokurorja kujdestare, e cila ka urdhëruar inicimin e rasteve, të cilat do të vazhdojnë në procedurë të rregullt. Malli i sekuestruar së bashku me automjetet i dorëzohen Doganës së Kosovës.

Video nga Paradoks

"Po m'thojnë mos kno se po knon keq": Ramush Haradinaj ia jep këngës live - e fton Mirandën në duet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci