Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shtetin e Meksikës, ku janë përplasur një autobus dhe një kamion që transportonte mallra, dhe si pasojë kanë vdekur të paktën 19 persona kurse 22 të tjerë kanë mbetur të plagosur.
At po udhëtonin për në një shtet veriperëndimor të Meksikës, thanë autoritetet lokale.
Aksidenti i rëndë ka ndodhur në Elota, një destinacion turistik. Pas përplasjes, automjetet u përfshinë në flakë.
“Ne numëruam 19 trupa. Identifikimi i tyre do të kërkojë pak kohë, pasi ata u karbonizuan”, u shpreh Sarah Quinones, prokurorja e përgjithshme në shtetin e Sinaloa.
Të plagosurit janë duke u trajtuar në spitalet lokale dhe po hetohet për shkaqet e aksidentit.
Në autobus ndodheshin 37 persona.
#Sinaloa🌐 La colisión se produjo en las inmediaciones del municipio #Elota, destino de #turístico sobre todo de ciudadanos estadounidenses – https://t.co/0eY735CupX pic.twitter.com/ylOpF2kKNZ
— EjeCentral (@EjeCentral) January 31, 2024