Të fundit

Partia e Erdoganit me degë politike në Gjermani

Organizata që ka lidhje me presidentin turk, planifikon të konkurrojë në zgjedhjet evropiane, mes shqetësimeve për ndikimin në rritje të Ankarasë.

Partia e Rexhep Tajip Erdogan, presidentit turk, ka krijuar një degë në Gjermani për të konkurruar në zgjedhjet evropiane që do të zhvillohen më vonë këtë vit, shkruan telegraph.co.uk.

Aleanca Demokratike për Diversitet dhe Zgjim (DAVA), e cila është aleate e Partisë AK të Erdoganit, tha se do të ketë “kandidatë të dekoruar shumë” në votimin e qershorit.

Kjo degë do të luftojë për të drejtat e “njerëzve me rrënjë të huaja” dhe do të mbajë një qëndrim kundër “racizmit anti-musliman”, tha Fatih Zingal, një figurë kryesore e DAVA-s.

Partia u themelua zyrtarisht më 7 janar dhe shfaqja e saj ka shkaktuar shqetësim në qarqet politike në Berlin.

Video nga Paradoks

Pamje ekskluzive nga ngjarja e mbrëmshme në mes të “Sekiraqve” dhe “Capave”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci