Të fundit

Zyra e Petkoviqit lëshon një memorandum në lidhje me ndalimin e dinarit në Kosovë

E ashtuquajtura zyre serbe për Kosovën e Petkoviqit, e cila është e ngarkuar për propagandë kundër Kosovës, ka lëshuar një memorandum ku thekson se ndalimi i përdorimit të dinarit serb në Kosovë “mund të ketë pasoja të mëdha për sektorët kritikë si spitalet, institucionet arsimore dhe kopshtet që janë me rëndësi jetike” për nevojat e pakicës serbe në Kosovë, pretendohet në portalin serb që vepron në SHBA “Pavlovic Today”.

Në memorandumin, i cili, sipas këtij portali, “qarkullon në qarqet diplomatike të BE-së dhe SHBA” dhe në të cilin ka pasur qasje “Pavlovic Today”, thuhet se “pezullimi i pagesave në dinarë serb do të prekte menjëherë më shumë se 100.000 serbë, si dhe grupe të ndryshme etnike si romët, goranët, malazezët, kroatët, turqit, ashkalitë, egjiptianët, shqiptarët dhe boshnjakët”, duke pretenduar se ky është “hapi më i rrezikshëm në përshkallëzimin e Prishtinës deri më tani”, transmeton Paparaci.

Aty pretendohet se “institucionet jetike” si shkollat, kopshtet dhe spitalet “nuk do të jenë në gjendje të përmbushin detyrimet e tyre financiare, duke përfshirë pagesën e pagave, prokurimin e gjërave thelbësore dhe shpenzimet operative, duke çuar në një krizë humanitare dhe duke përkeqësuar edhe më tej “situatën tashmë të pasigurt” për serbët në Kosovë”./Paparaci.com

Video nga Paradoks

PARADOKS: Xhevahire Izmaku, jeta mes luftërash, gazetaria në kohë - politika

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci