Mesfushori i Southamptonit, Carlos Alcaraz thuhet se ka dhënë dritën jeshile për t’iu bashkuar Juventusit dhe testet e tij mjekësore në Torino janë rezervuar për të enjten, pretendojnë raportet në Itali.
Bardhezinjtë janë afër nënshkrimit të mesfushorit argjentinas 21-vjeçar nga Southamptoni. Lajmi doli të martën mbrëma dhe gazetat sportive italiane të së mërkurës ofrojnë më shumë përditësime mbi marrëveshjen.
Sipas Gazzetta dello Sport”, testet mjekësore të Alcaraz tashmë janë rezervuar për të enjten, ditën e fundit të afatit kalimtar dimëror në Itali, përcjellë KosovaPress.
Juventusi dhe Southamptoni janë ende duke negociuar tarifën e transferimit të lojtarit, por “Zonja e Vjetër” është e sigurt për finalizimin e marrëveshjes pasi lojtari tashmë ka rënë dakord të transferohet në Torino.
“Sky Sport Italia” konfirmon se Alcaraz është gati të fluturojë për në Torino pasi ka rënë dakord tashmë për kushtet e kontratës me gjigantët e Serie A.
Dy klubet janë ende duke negociuar detajet përfundimtare, por Juventusi pritet ta marrë 21-vjeçarin në një marrëveshje huazimi me një opsion të blerjes për 35-40 milionë euro.