Të fundit

​BQK dhe Banka Qendrore Evropiane dakordohen për vazhdimin e Linjës REPO

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës dhe Banka Qendrore Evropiane dakordohen për vazhdimin e Linjës REPO

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) njofton se Këshilli Drejtues i Bankës Qendrore Evropiane (BQE) ka aprovuar vazhdimin e Linjës REPO për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës deri më 31 janar 2025.

Kushtet e saj janë pranuar nga BQK-ja me letër konfirmimin e datës 29 janar 2024, pas kërkesës së BQK-së për vazhdim të linjës para skadimit.

Linja e përkohshme REPO në vlerë prej 100 milionë euro ofron një shtresë të sigurisë parandaluese për të adresuar nevojat e mundshme të likuiditetit në euro dhe për të ruajtur stabilitetin e sistemit financiar të Kosovës. Ky veprim nënvizon mbështetjen e fuqishme të BQE-së dhe bashkëpunimin me BQK-në, duke theksuar partneritetin e ngushtë ndërmjet këtyre dy institucioneve.

Pavarësisht se Linja REPO nuk është shfrytëzuar nga BQK-ja, konsiderohet se ky instrument është mbështetës për stabilitetin monetar dhe financiar, marrë parasysh situatën aktuale globale dhe rreziqet e tyre potenciale për ekonomitë botërore dhe tregjet financiare.

Me këtë rast, BQK-ja shpreh mirënjohjen dhe konsideratën më të lartë për Këshillin Drejtues dhe Presidenten e Bankës Qendrore Evropiane.

Video nga Paradoks

"Po m'thojnë mos kno se po knon keq": Ramush Haradinaj ia jep këngës live - e fton Mirandën në duet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci