Të fundit

Afera “53-milionëshi”: Gjykata shpall sot aktgjykimin ndaj Pal Lekajt

Gjykata e Prishtinës sot pritet të shpallë aktgjykimin për ish-ministrin e infrastrukturës Pal Lekaj, këshilltarin e tij politik, Eset Berishën, sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Infrastrukturës, Nebih Shatrin dhe drejtorin e prokurimit publik, Besim Tahiri, në lidhje me pagesën e 53 milionë të qeverisë për “Bechtel & Enkën”.

Qeveria e Kosovës i kishte paguar 53 milionë eurot kompanisë amerikane për zgjatjen e afatit të përfundimit të punimeve në autostradën ‘Arbën Xhaferi’.

Secili veç e veç akuzohen për veprën penale keqpërdorim i detyrës zyrtare në bashkëkryerje.

Aktgjykimin për këtë rast pritet ta marr gjyqtarja Violeta Namani me anëtarët Vesel Ismajli dhe Musa Konxheli.

Prokuroria kishte kërkuar dënim maksimal për të akuzuarit kurse mbrojta lirimin e të pandehurve në seancën kur janë thënë fjalët përfundimtare.

Video nga Paradoks

Ekskluzive: E-maile, vendime, dëshmi që implikojnë direkt Rozeta Hajdarin në skandalin e Rezervave Shtetërore

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci