Të fundit

Plas “bomba” për Neymarin, ish-modelja i kërkon testin e ADN-së

Një polemikë e re e vendos Neymarin përsëri në qendër të vëmendjes.

Një ish-modele, që jeton në Hungari, pretendon se sulmuesi është babai i vajzës së saj 9-vjeçare.

Sipas shtypit brazilian, Gabriella Gaspar kërkon që ish- futbollisti i Barcelonës dhe PSG-së duhet të bëjë një test të ADN-së për të vërtetuar se vajza është e tij. Ajo pretendon se Neymar i detyrohet 30 mijë euro si detyrim për rritjen e vajzës.

“Ajo e takoi atë në Bolivi, në Santa Cruz de la Sierra. Skuadra braziliane ishte aty për një event privat dhe ajo kishte nisur një turne. Ata patën një lidhje të shpejtë dhe ajo mbeti shtatzënë”, tha avokati Angelo Carbone, cituar nga mediat braziliane.

“Ne kërkojmë pagesa retroaktive në lidhje me kohën në të cilën Gabriella duhej të mbulonte të gjitha shpenzimet për rritjen e vajzës, e cila është gati 10 vjeçe”, shtoi ai, duke pretenduar se Gabriella Gaspar nuk është në gjendje ta rritë e vetme vajzën. /Supersport

Video nga Paradoks

Audio-incizimi: Gërvalla premton që do t’i sjellë para bordit dy agjentët e AKI-së

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci