Të fundit

Gjilan: I riu kapet me 11 kg marihuanë, sulmon policin gjatë tentativës për të ikur

Policia e Kosovës njofton për arrestimin e një personi i cili u kap me rreth 11 kg narkotikë, në fshatin Llovcë të Gjilanit.

I dyshuari ka tentuar të shmanget, ku gjatë largimit ka goditur njërin prej zyrtarëve policor, duke i shkaktuar lëndime trupore, raporton Paparaci.

Me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është ndaluar për 48 orë, kurse është identifikuar edhe një person tjetër i dyshuar i cili gjendet në kërkim policor.

Njoftimi i plotë i policisë:

Policia e Kosovës, konkretisht njësia patrulluese e Policisë Kufitare në Gjilan, në kuadër të luftës për parandalim dhe luftim të veprave të kundërligjshme, më datën 30.01.2024, rreth orës 14:30 gjatë patrullimit rutinë në fshatin Llovcë, kanë vërejtur lëvizje të dyshuara të një veture VW ngjyrë hiri me targa vendore.

Vetura me të vërejtur zyrtarët policorë ka tentuar të shmanget, ku gjatë largimit ka goditur njërin prej zyrtarëve policor, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Nga zyrtarët e njësisë kufitare është arritur të ndalohet vetura, të cilën e ngiste i dyshuari E.A., m/k (viti i lindjes 2001). Gjatë kontrollit në veturë janë gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë të përgjithshme rreth 11 kg.

Nga Njësiti i Trafikimit me Narkotikë, në konsultim me prokurorin e shtetit janë ndërmarrë veprime hetimore duke kryer kontroll në dy shtëpi të banimit, ku nuk është gjetur asgjë e dyshuar.

Me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është ndaluar për 48 orë, kurse është identifikuar edhe një person tjetër i dyshuar i cili gjendet në kërkim policor.

Policia e Kosovës do të ndërmarrë masa dhe veprime ligjore ndaj të gjithë personave qe janë të përfshirë në vepra penale, në veçanti edhe ndaj atyre të cilët bëjnë trafikim me substanca narkotike.

Video nga Paradoks

Ekskluzive: I kërkuar nga Interpoli për vr’asjen që tronditi Norvegjinë - misteri i njeriut që sillej në Ferizaj me katër identitete të rreme

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci