Të fundit

Mbrojtja e Pal Lekajt: Vendimi është skandaloz, do ta apelojmë

Musa Damati, avokati i Pal Lekajt shpreh indinjatë për vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë që ka caktuar një dënim prej tre vite e tetë muaj burg për klientin e tij.

Ai vlerëson se ky vendim është skanaloz derisa njofton se do të apelojnë brenda afateve ligjore në Gjykatën e Shkallës së Dytë, raporton Paparaci.

“Vendimi i sotëm është skandaloz dhe i njëjti do të apelohet për në Gjykatën e Shkallës së Dytë për arsye se provat gjatë këtij shqyrtimi gjyqësor kanë qenë të panumërta në drejtim të sqarimit të kronologjisë dhe të implikimeve buxhetore të cilat i ka pasur ky projekt kapital për vendin. Është një projekt i cili është fillu shumë kohë para se klienti im, ish ministri i Infrastrukturës ta pranojë detyrën. Është një projekt i cili që nga fillimi është krijuar me vonesa dhe implikime buxhetore”.

“Është një projekt për të cilin janë prezentuar prova dhe janë dëgjuar dëshmitarë të cilët kanë konfirmuar në vazhdimësi se vendimmarrja në këtë çështje ka qenë vendimmarrje kolegjiale, pra nuk është vendimmarrje individuale. Është vendimmarrje për të cilën është vendosur në mbledhje të hapur, jo nga komiteti drejtues ndërministror, por nga Qeveria e Kosovës dhe atë me vota unanime, pa vërejtje. Prandaj, faktet dhe provat kanë qenë aq shumë shfajsuese, sa që ne si mbrojtje nuk mund ta konsiderojmë ndryshe veçse skandaloz, dhe se i njëjti brenda afatit ligjor do të apelohet dhe patjetër bindja jonë është se do të pesojë ndryshime në favorin e klientit tonë”, tha ai para mediave.

Lekaj është shpallur fajtor për keqpërdorim të detyrës dhe autoritetit zyrtar si dhe dëmtim me dashje të buxhetit të shtetit në rastin e njohur si “53-milionëshi”.

Aktgjykimin e ka shpallur sot Gjykata Themelore në Prishtinë.

Prokuroria Speciale i akuzoi Lekajn dhe tre të tjerë në lidhje me pagesën e 53 milionë të qeverisë për “Bechtel & Enkën”.

Zyrtarët e tjerë të Ministrisë së Infrastrukturës, Nebih Shatri është dënuar me një vit e tetë muaj, Besim Tahiri me një vit e tetë muaj burgim, Eset Berisha me 3 vjet e tre muaj.

Lekaj është dënuar edhe me dënim plotësues, që ia ndalon për 3 vjet e gjashtë muaj ushtrimin e funksionit publik në administratë publike.

Afera e “53-milionëshit”: Pal Lekaj dënohet me 3 vjet e tetë muaj burgim

Video nga Paradoks

Projekt super i veçantë: Prezantohet Marigona Sun, lagjja më luksoze në Kosovë…

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci