Afrim Salihu, avokat i Eset Berishës, ish-këshilltar i Pal Lekajt ka reaguar lidhur me vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Ai thotë se ky vendim do të shkatërrojë buxhetin e shtetit, pasi “Bechtel Enka” mund të inicojë procedurë në Arbitrazh, raporton Paparaci.
“Vendim jo i pritur, vendim i cili nuk konsiston as me kronologjinë e komplet drejtimit të këtij procesi maratonik sepse vendimet të cilat janë marrë nga anëtarë të këshillit ndërministror kanë qenë unanime, të gjithë e kanë votuar. Dmth nuk është vendim i mirëpritur, natyrisht që ne do ta apelojmë. Në seancë vazhdimisht më është mohuar fjala, kanë tentuar disa herë edhe të më qortojnë me gjoba.
Besoj qe ky vendim definitivisht i hap të drejtën Bechtel Enkes që të inicojë procedurë në Gjykatën e Arbitrazhit. E dijmë që atje procedurat kushtojnë shumë dhe do ta dëmtojnë buxhetin e Kosovës, ndoshta 10-fish më tepër se që është bërë kjo pagesë, sepse është konfirmuar se pagesa që i është bërë Bechtel Enkes është e paligjshme. Andaj këtë vendim, ne aspak nuk e kemi mirëpritur dhe ky vendim do të shkatërrojë buxhetin e varfër të Kosovës. Eset Berisha si këshilltar politik nuk ka mundur të keqpërdor detyrën zyrtare sepse ai ka pasur post politik”, tha ai.
Afera e “53-milionëshit”: Pal Lekaj dënohet me 3 vjet e tetë muaj burgim