Të fundit

Kërkesa e partnerëve për shtyrjen e vendimit për dinarin, Bislimi në konferencë për media

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thirrur konferencë për media të mërkurën në orën 15:00.

Arsyeja e thirrjes së konferencës dyshohet se është kërkesa e partnerëve ndërkombëtarë të Kosovës për shtyrjen e vendimit për rregulloren e re të BQK-së, e cila parasheh ndalimin e qarkullimit të dinarit serb në Kosovë.

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se konferenca do të nisë në orën 15:00.

“Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, mban konferencë për media”, thuhet në kumtesën e qeverisë.

Givernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili ka mohuar të shtyhet apo të anulohet rregullorja që parasheh ndalimin e qarkullimit të dinarit serb në Kosovë nga 1 shkurti i këtij viti.

Megjithatë, ai ka thënë se mund të ketë një kohë tranzicioni për hyrjen në fuqi të vendimit.

Video nga Paradoks

Nga buron vullneti i Kurtit për ta ndëshku Ali Ahmetin dhe BDI-në? – Ja si përgjigjet deputeti Hasani

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci