Të fundit

Basha për dënimin e Lekajt: Qesharak, për një ditë burgu do të paguajë 40 mijë euro

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, ka reaguar pas shpalljes së vendimit për dënimin e ish-ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj, i cili u dënua me tre vite e tetë muaj burgim.

Në një postim në rrjetet e tij sociale, Basha është shprehur se ky dënim është qesharak.

“Dënimi me 44 muaj burgim për 53 milion euro është qesharak”, ka shkruar Basha.

Tutje, ai është shprehur se kjo i bie që 54 milionë euro po paguhen me 1320 ditë burg.

“Kjo miq i bie që 53 milion euro dëm po lahen me 1,320 ditë burg, ose ndryshe thënë, kjo i bie se 1 ditë burg për çdo 40 mijë euro dëm shtetit. TURP! Ky dënim i jep shpresë kriminelëve”, ka shkruar tutje ai.

Deputeti i VV-së ka shtuar se ky dënim i jep shpresë shumë kriminelëve.

Lekaj është shpallur fajtor për keqpërdorim të detyrës dhe autoritetit zyrtar si dhe dëmtim me dashje të buxhetit të shtetit në rastin e njohur si “53-milionëshi”.

Lidhur me rastin e 53 milionëshit janë dënuar edhe zyrtarë të tjerë të MI-së, Nebih Shatri është dënuar me një vit e tetë muaj, Besim Tahiri me një vit e tetë muaj burgim, Eset Berisha me 3 vjet e tre muaj.

Video nga Paradoks

"Po m'thojnë mos kno se po knon keq": Ramush Haradinaj ia jep këngës live - e fton Mirandën në duet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci