Të fundit

Sot Vuçiqi para ambasadorëve të KUINT-it dhe shefit të delegacionit të BE në Serbi

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, sot do të takohet me ambasadorët e vendeve të KUINT-it dhe me shefin e delegacionit të BE-së në Serbi, ka njoftuar shërbimi për media i Vuçiqit.

Siç është paralajmëruar, takimi i Vuçiqit me ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe, Francës, Italisë dhe Gjermanisë dhe me Emanuel Giofre do të fillojë në orën 18.00.

Pas takimit do të dalë një komunikatë për media.

Ambasadorët e KUINT-it dhe shefi i delegacionit të BE-së do të bisedojnë me Vuçiqin në prag të 1 shkurtit, kur duhet të hyjë në fuqi dekreti i Bankës Qendrore të Kosovës, sipas të cilit hiqet dinari në transaksionet e pagesave të Kosovës./Paparaci.com

Video nga Paradoks

"Po m'thojnë mos kno se po knon keq": Ramush Haradinaj ia jep këngës live - e fton Mirandën në duet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci