Të fundit

Hill: Jam përkrahës i Ballkanit të Hapur, duhet të ketë llogaridhënie për sulmin në Banjskë

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka vizituar sot Komunën e Preshevës me ç’rast është pritur në takim kryetari i kësaj komune Shqiprim Arifi.

Në një konferencë për media pas takimit, ambasadori Hill ka thënë se është përkrahës i madh i Ballkanit të Hapur.

Ai ka folur edhe për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku ka theksuar se personat e përfshirë në këtë sulm duhet të japin llogari.

“Të gjithë ata që nuk kanë dëgjuar, unë jam një përkrahës shumë i madh i Ballkanit të Hapur dhe i konceptit të bashkëpunimit rajonal. Këtu në Presheve, çështja e Ballkanit të Hapur nuk është vetëm një teori, pra ka të bëjë me zgjidhje të problemeve të qytetarëve”, ka thënë ai.

“Kështu që ne sot kemi diskutuar se si mund të bashkëpunojmë të ecim përpara dhe të gjejmë zgjidhje. Ajo çka është më e rëndësishme janë investimet dhe zhvillimi ekonomik i rajonit. Kjo që të arrihet duhet të fillojë nga niveli i arsimit e tutje”, ka shtuar ai.

I pyetur rreth rregullores së fundit të Bankës Qendrore të Kosovës përmes së cilës është ndaluar përdorimi i dinarit serb në territorin e Kosovës, ai ka thënë se e mbështetë plotësisht deklaratën e përbashkët të ambasadave të vendeve të Quintit, ku i bëhet thirrje BQK-së që ta pezullojë vendimin.

“Nuk do të ju befasoj se unë e përkrahi fuqishëm deklaratën e ambasadave të vendeve të Quint-it. Kështu që dialogu është platforma ku mund të zgjidhen problemet, edhe ajo sa i përket transaksioneve. Për çështjet e të drejtave fundamentale, duhet të ketë diskutime në mes të palëve”, është shprehur ambasadori Hill.

Video nga Paradoks

Dëshmia e Tomë Dodajt: Naim Murseli bleu armë, shtiu me një plumb për ta testuar para krimit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci