Të fundit

Di Maria ka vendosur: Nuk do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike të Parisit

Në Argjentinë, shumë tifozë të futbollit po mbanin ‘gishtat e kryqëzuar’ që veteranët Lionel Messi dhe Angel Di Maria të bënin paraqitjen e tyre të fundit së bashku në Lojërat Olimpike në Paris këtë vit.

I pari fitoi OIimpiadën në vitin 2004, por Di Maria nuk pati kurrë mundësinë për të luajtur në Lojërat Olimpike. Kjo mund të ndryshojë këtë vit nëse Argjentina arrin të kualifikohet në kompeticionin prestigjioz. Megjithatë Di Maria ka bërë të ditur se nuk ka në plan të garojë në Lojërat Olimpike. Ai tashmë ka përfunduar karrierën e tij ndërkombëtare dhe nuk ka ndryshuar mendim në këtë drejtim.

“Kam vendosur ta mbyll karrierën time në kombëtare me Kupën e Amerikës të këtij viti, ndaj nuk do të marr pjesë në Olimpiadë nëse Argjentina kualifikohet. Ne vuajtëm për shumë vite në ekipin kombëtar, por kur më në fund fituam Kupën e Amerikës në vitin 2022, fillova ta shijoj vërtet paraqitjen”, tha ai.

Në teori, Di Maria mund të luajë në të dy turnetë këtë vit. Kupa e Amerikës do të mbahet nga 20 qershori deri më 14 korrik dhe Lojërat Olimpike nga 26 korriku deri më 11 gusht.

Natyrisht, Di Marias po i rëndojnë vitet ndaj ndoshta do të ishte e tepërt që trupi i tij të luante në dy gara të mëdha në një kohë kaq të shkurtër. Verën e kaluar, 35-vjeçari Di Maria përforcoi sërish Benficën . Ai e filloi karrierën te Rosario Central dhe më vonë luajti për Benfica, Real Madrid, Manchester United, PSG dhe Juventus.

Video nga Paradoks

Dëshmia e Tomë Dodajt: Naim Murseli bleu armë, shtiu me një plumb për ta testuar para krimit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci