Të fundit

Legjenda e Barcelonës i përfshirë në skandalin e trukimeve të ndeshjeve që tronditi futbollin

Legjenda e Barcelonës, Samuel Eto’o, është përfshirë në një skandal me trukim ndeshjesh në Kamerun që përfshin ish-lojtarin dhe anëtarë të tjerë të rangut të lartë të Federatës së Futbollit të Kamerunit.

Mesazhet, e-mailet dhe regjistrimet zanore të WhatsApp-it të shkëmbyera mes Eto’o dhe një ish-drejtuesi të Fecafoot janë siguruar si provë që akuzojnë ish-futbollistin për shpërdorim pushteti, trukim ndeshjesh, kërcënime dhe nxitje të dhunës.

Provat tashmë i janë dërguar Komitetit të Etikës të FIFA-s në një peticion gjithëpërfshirës që në korrik 2023 nga ish-zëvendëspresidenti i Fecafoot, Henry Njalla Quan Junior dhe disa anëtarë të tjerë të Federatës së Kamerunit. Çështja po hetohet gjithashtu nga CAF, organi drejtues i futbollit të Afrikës.

Njalla Quan Junior pretendon se Eto’o rregulloi një ndeshje midis ekipit të tij Njalla Quan Sports Academy dhe Kumba City FC. Eto’o dyshohet se ka bërë një telefonatë me gjyqtarët në pjesën e parë gjatë lojës, pas së cilës u dhanë dy penallti të dyshimta dhe pesë kartonë të kuq iu treguan ekipit kundërshtar.

Pasi provat iu dërguan FIFA-s, një bashkëpunëtor i Eto’o thuhet se i dërgoi mesazh Quan Junior me një mesazh kërcënues.

“Unë jam mafia e këtij revolucioni dhe në këtë mafi specifike ne nuk i tradhtojmë liderët tanë. Unë kam mbrojtur interesat e misionit tonë deri më sot. Gjithsesi, nëse përlesheni me mua, jini gati të mbani ngarkesën e rrethanave”, shkruan në mesazh.

Një letër prej 19 faqesh dërguar FIFA-s gjithashtu akuzon Eto’o për korrupsion që kur ai u bë president i Federatës së Futbollit të Kamerunit.

Letra e nënshkruar nga nëntë anëtarë të Fecafoot akuzon gjithashtu FIFA-n se nuk e trajton çështjen aq shpejt sa duhet. Ata përmendën rastin e shefit të Federatës Spanjolle, Luis Rubiales, i cili u pezullua 90 ditë brenda disa javësh pasi u akuzua për ngacmim seksual për puthjen e Jenni Hermoso në buzë në finalen e Kupës së Botës për femra në shtator.

Eto’o dhe avokatët e tij ende nuk janë përgjigjur ndaj akuzave të rënda mes provave dërrmuese, por hetimi mbetet në vazhdim.

Video nga Paradoks

Pamje ekskluzive nga ngjarja e mbrëmshme në mes të “Sekiraqve” dhe “Capave”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci