Të fundit

Asambleistët e LDK-së në Prishtinë nuk marrin pjesë në seancë, Rafuna tregon arsyen

Shefja e asambleistëve të LDK-së në Prishtinë, Jeta Rafuna ka treguar arsyen e bojkotimit të seancës së sotme.

Rafuna ka njoftuar se dy minuta para nisjes së seancës, komuna ka pranuar shkresën e MAPL-së cili e shfuqizon vlerësimin për kompenzimin e pronave.

“Ju njoftojmë se sot grupi ynë i asambelistëve, nuk ka marr pjesë në takimin e seancës së Kuvendit të Kryeqytetit, sepse vetëm dy minuta para se të hyjmë në seancë kemi pranuar shkresën e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal i cili e shfuqizon vlerësimin paraprak të nxjerr nga vet MAPL si dhe i rekomandon Kuvendit të Kryeqytetit që brenda afatit prej 30 ditëve të rishqyrtoj aktin. Tash kur e kemi shkresën e MAPL-së, jemi duke e analizuar atë dhe pasiqë të kemi vlerësimin final, Grupi i asambleistëve të LDK-së në koordinim me ekzekutivin do ti marrim veprimet adekuate në pajtim me legjislacionin në fuqi”, ka shkruar ajo në facebook.

 

Video nga Paradoks

"Po m'thojnë mos kno se po knon keq": Ramush Haradinaj ia jep këngës live - e fton Mirandën në duet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci