Të fundit

​Ministri Murati flet për këmbimin e pronave në kryeqytet

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati e ka bërë përgjegjëse udhëheqësinë e Komunës së Prishtinës për vendimin e këmbimit të pronave në kryeqytet.

Sipas tij, nuk i takon ministrisë që ai drejton të mbajë qëndrim sa i takon kësaj çështje.

Ai në konferencë për media, u shpreh se është grupi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje që kanë deklaruar se kjo është shkelje dhe se kanë kërkuar anulim të vendimit.

“Këmbimi i pronave, vendimet dhe të gjitha këto merren nga Komuna e Prishtinës. Andaj, çfarëdo përgjigje që kërkohet në këtë aspekt do ta kërkoni tek Komuna e Prishtinës, më saktësisht tek udhëheqësia e Komunës së Prishtinës nëse keni pretendime që ka pasur shkelje apo keqpërdorime të tilla. Prandaj, nuk i takon Ministrisë së Financave të mbaj qëndrim, apo të përfshihet në një diskutim i cili ka edhe pretendime të pasakta. Sepse duhet të sigurohet se të gjitha informatat që prezantohen të jenë të sakta. Sa i përket çështjes së ndalimit të keqpërdorimeve, nuk besoj që ka dikush më tepër se unë që ka bërë për të ndaluar sidomos keqpërdorimet tek shpronësimet apo tek manipulimet e ngjashme”, deklaroi Murati.

Video nga Paradoks

"Po m'thojnë mos kno se po knon keq": Ramush Haradinaj ia jep këngës live - e fton Mirandën në duet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci